Sajti i kompanisë së autorizuar nga FFK-ja për shitjen e biletave online, po ua ndalon mijëra kosovarëve që të regjistrohen për t’i blerë biletat për ndeshjen Kosovë-Angli, që pritet të dalin në shitje për pak minuta.
“Tiks.app” thotë se nuk mund të kyçesh pa filluar shitja e biletave për ndeshjen e madhe të së dieles, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërkohë ka mijëra fansa që po tentojnë të blejnë një biletë për këtë ndeshje.
Duke qenë se biletat, siç po ndodhë zakonisht, shiten për pak minuta, ata që nuk janë të regjistruar dhe që “tiks.app” nuk i lejon tanimë që të regjistrohen, praktikisht nuk do të mund të sigurojnë bileta për ndeshjen.
Sistemi online është e vetmja mënyrë e shitjes së biletave për ndeshjet e Kosovës në parakualifikueset e “Euro 2020”. /Gazeta Sinjali/