image Njihuni me sozinë e Brad Pitt

Bota e Yjeve

Njihuni me sozinë e Brad Pitt

news image

Një 33-vjeçar nga Oksfordi ngjason shumë me aktorin e njohur amerikan, Brad Pitt.

Ai është Nathan Meads, i cili ka treguar që ngjashmëria e madhe me aktorin amerikan ia ka ndryshuar rrënjësisht jetën, transmeton Sinjali.

Mirëpo kjo ngjashmëri me aktorin e famshëm, 33-vjeçarit i ka bërë edhe keq për shkak se ai është ndarë nga e dashura e tij me të cilën pati një lidhje 11-vjeçare.

Nathan ka treguar se ish-partnerja nuk arriti ta përballonte vëmendjen e madhe të njerëzve ndaj tij.

Nuk mund të dal nëpër dyqane. Ndodh shpesh që njerëzit i bëjnë shenja njëri-tjetrit duke menduar se jam Brad Pitt. Ish e dashura ime (Monica) e urrente faktin që kudo që shkonim vajzat vinin pas meje dhe më kërkonin foto”, ka thënë ai.

Ndërsa, në anën tjetër Monica ka thënë se marrëdhënia mes tyre ka shkuar shumë mirë derisa Nathan filloi të punonte si sozia e Brad Pitt dhe pranoi vëmendje të madhe./Sinjali/