image Njihuni me ambasadoren shqiptare në Universitetin e Groningenit

Arritje/ Njihuni me ambasadoren shqiptare në Universitetin e Groningenit

news image

Sabina Gjocaj në muajin korrik të këtij viti është zgjedhur zyrtarisht ambasadore e Univeristetit të Groningenit, në Holandë.

Gjocaj do ta përfaqësojë këtë universitet ndërkombtarisht, i cili njëherësh bën pjesë në top 100 universitetet më të mira në botë.

Ajo është shprehur e nderuar dhe privilegjuar që është zgjedhur në mesin e studentëve që do ta përfaqësonte universitetin, transmeton Sinjali.

Sabina aktualisht është në përfundim të studimeve në Programin LLM në Ligjin Global Penal, në këtë universitet.

Padyshim që Gjocaj është një shembull i mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë, se me punë dhe përkushtim mund të arrihet gjithçka edhe jashtë kufijve shqiptarë./Sinjali/

https://www.facebook.com/sabina.gj/posts/10219944663595685