image “Njëzet vjet në kërkim të fëmijëve dhe burrit të saj”, mediumi britanik i kushton artikull Ferdonije Qerkezit

Sociale

“Njëzet vjet në kërkim të fëmijëve dhe burrit të saj”, mediumi britanik i kushton artikull Ferdonije Qerkezit

news image

Mediumi britanik The telegraph i ka kushtuar një artikull Ferdonije Qerkezit, nënës e cila tash e njëzet vjet që nga përfundimi i luftës në Kosovë nuk di gjë për fatin e katër djemve dhe burrit të saj.

Këtu Qerkezi kujton çdo detaj të ditës kur policia serbe ia mori familjen e saj. Ajo kujton se si një oficer serb urdhëroi burrin e saj Halimin dhe dy burra të tjerë të dilnin jashtë, e më pas u kthye dhe i mori djemtë e saj Artarin, Armandin, Ardianin dhe Edmundin.

“Shpirti im nuk do të ketë kurrë paqe”, tha Qerkezi, e cila ka ruajtur shtëpinë e zbrazët të familjes në përpjekje për t’u kapur pas kujtimit të bashkëshortit dhe fëmijëve të saj, shkruan The telegraph.

“Komuniteti ndërkombëtar na bën thirrje që të shikojmë nga e ardhmja dhe të harrojmë të kaluarën. Por si mund të harroj pesë anëtarët e familjes sime që u vranë? I dërguam dokumente Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Duket sikur ata thjesht nuk u interesuan”, ka thënë Qerkezi.

Intervista Ferdonije Qerkezi - YouTube

Sipas The telegraph në dy dekada që nga përfundimi i luftës, ekipet e mjekësisë ligjore kanë zbuluar qindra trupa në varreza masive të shumta të pashënuara në Kosovë dhe Serbi. Në vitin 2005, eshtrat e Artan dhe Edmund Qerkezit u gjetën në vende të veçanta pranë qytetit të Prizrenit.

Dragan, emri i parë me të cilin Qerkezi njihte oficerin e policisë që udhëhoqi grupin që arrestoi familjen e saj, ishte një polic i njohur vendas. Pas luftës ai u largua nga Kosova, ndërkaq Qerkezi dyshon se ai është në Mal të Zi apo Serbi dhe po mbrohet nga autoritetet atje.

Rreth 13 mijë njerëz u vranë në luftën e viteve 1998-1999 midis forcave serbe të sigurisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përpara se konflikti të përfundonte me ndërhyrjen e NATO-s.

Voton Ferdonije Qerkezi, ka një porosi për atë që vjen në pushtet - Gazeta  Express

/GazetaSinjali/