image Njësia Speciale niset drejt Mitrovicës, në gjendje gatishmërie për nesër

Siguri

Njësia Speciale niset drejt Mitrovicës, në gjendje gatishmërie për nesër

news image

Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës janë nisur në drejtim të Mitrovicës.

Policia do të jetë e gatshme për ditën e nesërme kur Serbia mban referendumin kushtetues, të cilin Kosova nuk e lejon që të mbahet në territorin e saj.

Siç raportohet, Njësia Speciale do të jetë e pranishme dhe në gjendje gatishmërie në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës me 76 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim ka miratuar rezolutën kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë edhe në territorin e Kosovës.

/GazetaSinjali/