image Njësia e FSK-së fiton medaljen e argjendtë në ushtrimin ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2021” në Britani

Siguri

Njësia e FSK-së fiton medaljen e argjendtë në ushtrimin ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2021” në Britani

news image

Në konkurrencë me mbi njëqind ekipe të forcave të shteteve të ndryshme të botës, njësiti i FSK-së zuri vendin e dytë dhe fitoi medaljen e argjendtë në ushtrimin prestigjioz ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2021” në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky ushtrim sfidues organizohet për çdo vit në Uells të Mbretërisë së Bashkuar ku marrin pjesë njësitet më të mira nga ushtria britanike dhe nga shumë vende të tjera.

Kjo është hera e katërt që pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në këtë ushtrim.

Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve, prezent ishte atasheu i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, nënkolonel Beton Retkoceri dhe këshilltari i KOMFSK-së, nënkoloneli britanik, Martin Browning.

Gara ndërkombëtare “Cambrian Patrol” njëherazi është ushtrim i fokusuar në mision dhe i bazuar në skenar.

Ky ushtrim këtë herë ka përfshirë kalimin e distancës rreth 60 kilometra ku secili pjesëtar bartë 35 kilogramë peshë dhe gjatë tërë kohës vlerësohen ndër të tjera, në shkathtësitë e luftimit të afërt, ndihmën e parë, identifikimin e armëve, automjeteve, minave dhe materieve të rrezikshme./Gazeta Sinjali/