image Njeriu i Lajçakut del në vendin e ngjarjes ku ndodhi vrasja e policit

Politikë

Njeriu i Lajçakut del në vendin e ngjarjes ku ndodhi vrasja e policit

news image

Një krizë e re e ka kapluar veriun e Kosovës. Grupe të armatosura kanë kryer sulmet sot në drejtim të Policisë së Kosovës, ku zyrtari policor me gradën e rreshterit, Afrim Bunjaku ka mbetur i vrarë në fshatin Banjskë të Zveçanit, ndërsa një tjetër zyrtar policor kufitar është plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Në vendin ku u krye krimi, në Banjskë ka arritur edhe Garry Colinson, i cili është edhe njeriu përgjegjës për veriun i ndërmjetësit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak.

Siç raporton Klani, ai ardhur që t’i marrë nga dora e parë informacionet, sidomos nga gazetarët.

/GazetaSinjali/