image Njëri pëson nga plumbi qorr e shtatë të tjerë nga fishekzjarret, përfundojnë në emergjencë

Siguri

Njëri pëson nga plumbi qorr e shtatë të tjerë nga fishekzjarret, përfundojnë në emergjencë

news image

Nga festa e Vitit të Ri 2022 në Kosovë deri tash kanë pësuar lëndime tetë persona që kanë përfunduar në Emergjencë.

Sipas mjekut kujdestar, Agron Çitakut, një person është goditur nga një plumb qorr, ndërkaq shtatë rastet të tjera kanë pësuar lëndim nga mjetet piroteknike.

Deri në këto momente të fillimit të Vitit të Ri, nuk kemi një fluks sikur që kemi pasur viteve të mëhershme, është një numër më i vogël. Megjithatë janë prezente këto raste, kemi diku shtatë raste të lënduar me mjete piroteknike dhe një të plagosur nga plumbi qorr. Gjendja e tyre, pjesa dërmuese janë në shtëpi, tre jemi duke i trajtuar. I lënduari nga plumbi qorr, është në regjionin e krahut”, ka deklaruar Çitaku.

/GazetaSinjali/