Prokurori i Dhomave të Specializuara, David Harbach ka braktisur punën e tij në këtë institucion për të filluar punën në firmën e avokatisë O’Melveny në Uashington.
Përmes një komunikate për media në tetor të këtij viti, kjo firmë avokatie ka njoftuar se Harbach i është bashkuar atyre.
Harbach një avokat me përvojë gjyqësore, ka përvojë në më shumë se 35 raste në gjykatat federale dhe shtetërore, gjithashtu ai intervistoi ish-komandantin e UÇK-së, Azem Sylën.
Ndërkohë, Harbach ka qenë i përfshirë edhe në hetimet kundër ish-udhëheqësve të shtabit të përgjithshëm, duke udhëhequr intervistimin e Hashim Thaçit dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së.
Ai ka kryer disa nga gjyqet e korrupsionit publik të profilit më të lartë në vend, duke përfshirë rastet kundër ish-senatorit amerikan John Edwards dhe ish-guvernatorit të Virxhinias, Robert F. McDonnell.
Harbach ishte një Ndihmës Prokuror i ShBA-së në Distriktin Jugor të New Yorkut nga 2005 deri në 2010 dhe për katër vjet duke filluar nga 2015, Harbach ishte një Ndihmës Prokurorit i ShBA-së në Distriktin Lindor të Virxhinias./GazetaSinjali/