image Njëri nga ish-themeluesit e LDK-së reagon për kanosjen me jetë ndaj djalit të Isa Mustafës

Kosovë

Siguri/ Njëri nga ish-themeluesit e LDK-së reagon për kanosjen me jetë ndaj djalit të Isa Mustafës

news image

Milazim Krasniqi, njëri nga ish-themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, aktualisht profesor universitar, ka reaguar pas kanosjes me jetë që i është bërë djalit të Isa Mustafës, Besnikut.

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Krasniqi shkruan se ‘në një vend ku dikush guxon të kërcënojë një familje kryeministrore, ai vend nuk është as normal, as i lirë’, transmeton Gazeta Sinjali.

Postimi i plotë i tij:

Djali i ish-kryeministrit Mustafa, Besniku, është kanosur me ‘djegie për së gjalli’.

Në mesazhin që ka pranuar Mustafa thuhet ai do ta pësoj edhe më keq se babai i tij, duke iu referuar Isa Mustafës, teksa shan e fyen rëndë atë dhe familjen e tij, përfshirë edhe djalin e mitur.

/Gazeta Sinjali/