image Njeri me zemër të madhe, Bebe Rexha ndërton një shtëpi që u rrënua nga tërmeti në Shqipëri

Bota e Yjeve

Njeri me zemër të madhe, Bebe Rexha ndërton një shtëpi që u rrënua nga tërmeti në Shqipëri

news image

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, me mbledhjen e fondeve të tërmetit ka ndërtuar një shtëpi, që u rrënua nga tërmeti në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

Këngëtarja përmes një postimi në rrjetin e saj social, Instagram, ka falënderuar Monika Kryemadhin për ndihmën dhe të gjithë ata që kontribuan në mbledhjen e fondeve.

“Shtëpia e parë është bërë! Faleminderit të gjithëve që dhuruan për mbledhjen e fondeve tërmetit në Shqipëri! Faleminderit @ monika.kryemadhi për ndihmën tuaj për ta bërë të mundur këtë! Një pamje kaq e bukur për të parë. Vetëm në kohë për pushime !!! Dashuri për familjen Bubq! Asgjë nuk më përmbush më shumë!”, ka shkrua ajo.

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Bebe Rexha, njihet si një person shumë human, edhe për Krishtlindje, kishte publikuar një foto, ku i kërkonte ndjekësve t ‘ ia dërgojnë disa nga faturat e tyre, për ti paguar.

/ GazetaSinjali /