Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, me mbledhjen e fondeve të tërmetit ka ndërtuar një shtëpi, që u rrënua nga tërmeti në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.
Këngëtarja përmes një postimi në rrjetin e saj social, Instagram, ka falënderuar Monika Kryemadhin për ndihmën dhe të gjithë ata që kontribuan në mbledhjen e fondeve.
“Shtëpia e parë është bërë! Faleminderit të gjithëve që dhuruan për mbledhjen e fondeve tërmetit në Shqipëri! Faleminderit @ monika.kryemadhi për ndihmën tuaj për ta bërë të mundur këtë! Një pamje kaq e bukur për të parë. Vetëm në kohë për pushime !!! Dashuri për familjen Bubq! Asgjë nuk më përmbush më shumë!”, ka shkrua ajo.
Bebe Rexha, njihet si një person shumë human, edhe për Krishtlindje, kishte publikuar një foto, ku i kërkonte ndjekësve t ‘ ia dërgojnë disa nga faturat e tyre, për ti paguar.