image "Njeri i Kremlinit", Behgjet Pacolli i reagon Faton Pecit: Pse nuk më the kur ishe në shtëpinë time

Kosovë

“Njeri i Kremlinit”, Behgjet Pacolli i reagon Faton Pecit: Pse nuk më the kur ishe në shtëpinë time

news image

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti e ministri i Bujqësisë, Faton Peci janë përfshirë sot gjatë ditës në një debat të zhvilluar në rrjete sociale. E ky debat duket se nuk i ka ikur edhe kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli i cili e kritikuar Pecin për ofendimet ndaj Hotit, raporton Gazeta Sinjali.

“Ministri Peci po e akuzon Prof. Avdullah Hotin se gjoja ai është “analfabet”!!! Dihet botërisht se profesor Avdullah Hoti nuk është analfabet, është i urtë, i arsimuar, me edukatë fisnike”, shkroi Pacolli.

Po ashtu, ai kujtoi deklaratën e Pecit, i cili e kishte ofenduar e akuzuar edhe vet Pacollin, teksa e kishte quajtur “njeri që vjen nga Kremlini”.

“Sinqerisht nuk di cfare t’u them pos që po shpifni! Pse nuk më thatë këtë kur isha nikoqir i juaj në shtëpinë time? Çfarë shije të keqe të lënë shpifjet e juaja, ministër! … por ndoshta kjo korrespondon me edukaten e juaj, 😡“triste”, triste nga një ministër i ri”, u shpreh Pacolli.

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/pfbid0zVM9MZeED4sanEcbSy2tBNssjHom19DKoioMUReqNqvYSKeXi7MdCisd76imp6Hzl?cft[0]=AZXnrWHVw3Ehm-6_nnmHaYdL8PKOyEyNT_E-UvlAUMOcilJ8usHBJeP0jCj08cecE47UJj1X309Z5l-4T12Q2tAvVCHS6jvv7cok20HQlspLrybPtxDj8BRC37_U6NSWHCmNl8IjpUyHFZNbXjkTMyxW&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/