Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Fushë Kosovë, një nga zyrtarët ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu, duke vlerësuar këtë si një rrezik të përhapjes së COVID-19, kjo agjenci bën të ditur se është marrë vendim që kjo të mbyllet përkohësisht deri në një vendim tjetër.
Nga sot, në këtë qendër mund të bëhet vetëm tërheqja e dokumenteve që janë të gatshme.
Ndërsa, për të gjitha aplikimet për dokumente, kjo ministri rekomandon qytetarët që t’u drejtohen qendrave tjera me të afërta./Gazeta Sinjali/