image “Një zotëri i veshur si dordolec me disa lara primitive”, Koka i përgjigjet Kastratit

Politikë

“Një zotëri i veshur si dordolec me disa lara primitive”, Koka i përgjigjet Kastratit

news image

Deputeti Vetëvendosjes, Jahja Koka, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të seancës së kaluar të deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati.

Ai në fjalimin e tij, ka recituar edhe një poezi për deputetin Ardian Kastratin.

“Një zotëri i veshur si dordolec me disa lara primitive, tallej dhe lazdrohej me disa metafora të lakuara ditëve të fundit. Ky zotëri dhe disa njerëz në media, do të kishin kryer vetëm shkollën fillore, do të kuptonin se ç’është shpejtësia kozmike, do të kuptonin numrin 7.9 kilometër në sekondë, meqenëse rosakëve duhet tu përsëritet shumëherë që të mësojnë përgjithmonë”, ka thënë Kokaj.

Fjalimi i Kokës, ka detyruar Konjufcën që t’ia tërheqë vërejtjen për fjalorin.

/Gazeta Sinjali/