Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në njëvjetorin e Qeverisë Kurti 2.
Aktivistë të kësaj partie kanë vendosur në hyrje të objektit të Qeverisë një tortë të madhe në të cilën shkruhet “Qeveria let them eat cake” që në shqip do të thotë “Le të hanë tortë”, raporton Gazeta Sinjali.
Anëtarë të kësaj partie deklaruan se kryeministri Albin Kurti pati premtuar rritje të pagës minimale, por që ende kjo nuk ka ndryshuar.
“Sot kemi një invasion me përmasa alarmante. Kushtet e punës vazhdojnë të jenë të rënda. Këtë e tregon numri i lartë i personave që kanë aplikuar për t’u larguar nga vendi”, u tha ndër të tjera.