image Një vit përballje me pandeminë, gjendja me COVID-19 në Komunën e Vitisë është e rëndë

Shëndetësi

Një vit përballje me pandeminë, gjendja me COVID-19 në Komunën e Vitisë është e rëndë

news image

Një vit më parë, në Kosovë u regjistruan rastet e para me koronavirus. Dy personat e parë të infektuar me këtë virus ishin një 20 vjeçare, shtetase italiane dhe një 77 vjeçar nga fshati Stubëll i Komunës së Vitisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Por si është situata me koronavirus në Komunën e Vitisë, pas një viti përballje me pandeminë?

Në një përgjigje për Gazetën Sinjali, drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli-Halili ka thënë se gjendja në këtë komunë është e rëndë, kjo pasi që sipas saj numri i rasteve të reja ka shënuar rritje.

“Gjendja në Viti sa i përket COVID-19 është e rëndë, pasi që ditëve të fundit kemi rritje të rasteve me COVID-19. Deri më sot kemi 1 mijë e 268 raste pozitive”, tha Kadolli-Halili.

Drejtoresha e QKMF-së në Viti tha se 2 pacientë janë në gjendje të rëndë, njëri po trajtohet në Spitalin e Gjilanit, derisa tjetri është në QKUK.

“I kemi 106 pacientë aktivë me këtë virus. Prej tyre 12 janë të hospitalizuar, 2 janë në gjendje të rëndë, njëri është i shtrirë në Spitalin e Gjilanit dhe një në QKUK. Pacientët e tjerë kanë situatë të qëndrueshme shëndetësore”, tha tutje ajo.

Kujtojmë se më 11 mars, një 16-vjeçar nga Vitia është bërë viktima më e re në moshë nga COVID-19 në Kosovë.

/GazetaSinjali/