image E dhimbshme: 16-vjeçari nga Vitia vdes si pasojë e COVID-19

Shëndetësi

E dhimbshme: 16-vjeçari nga Vitia vdes si pasojë e COVID-19

news image

Një 16-vjeçar nga Vitia është bërë viktima më e re në moshë nga COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin, Drejtori i Spitalit Regjional të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, i cili ka thënë se viktima qenë në gjendje të rëndë derisa po trajtohej në këtë spital.

“Ka qenë në gjendje të rëndë që nga fillimi kur është trajtu në spital. Që 10 ditë ka qenë duke u trajtuar. Ka qenë me të meta mendore. E gjithë familja e tij është e infektuar me koronavirus”, tha ai për Sinjalin.

/GazetaSinjali/