Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një video-incizim amator është dëgjuar duke e përshkruar procesin e negociatave me Lidhjen Demokratike të Kosovës gjatë një ‘të pame’ në Pejë.
Në video-incizimin e siguruar nga EO, Kurti dëgjohet duke thënë se brenda LDK-së ka dy lloje të njerëzve, “ata që s’po duan me u marrë vesh” dhe “këta që duan ta shtyejnë deri në fund marrëveshjen”, shkruan Gazeta Sinjali.
“Nuk po jam mjaftueshëm i sigurt a po fitojnë ata që s’po duan me u marrë vesh hiç, apo këta që duan të na e shtyjnë deri në fund. Ka prej tyre që duan të na e shtyjnë deri në fund marrëveshjen edhe ka prej tyre që nuk duan të merremi vesh hiç”, thotë Kurti.
Kurti këto komente i ka bërë në prani të dhjetëra njerëzve, teksa aty kishte shkuar i shoqëruar nga kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca. /Gazeta Sinjali/