image Një variant i ri i koronavirusit identifikohet në Francë - Sinjali

Një variant i ri i koronavirusit identifikohet në Francë

news image

Një variant i ri i COVID-19 është shfaqur në Marsei të Francës. Nuk dihet ende se sa i rrezikshëm është, madje as nga e ka origjinën.

Varianti i ri u zbulua në një udhëtar që u kthye në Francë nga Kameruni, njoftoi spitali IHU Mediterranee në Marsejë. I kthyeri nga Kameruni raportohet se infektoi 12 persona në Francën jugore.

Ky mutant i ri, i quajtur B.1.640.2, ka 46 mutacione në një “kombinim atipik”, sipas një studimi paraprak, raporton DW.

A medic working in an intensive care unit in Berlin

Sipas këtij studimi, dy mutacionet tashmë të njohura të proteinave të majave N501Y dhe E484K gjenden gjithashtu në variantin e ri të koronës./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin