Rusia ka vijuar të bombardojë mëngjesin e sotëm kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.
Shpërthime të shumta janë shënuar mëngjesin e sotëm në qendër të Kievit.
Duket se Putin ka nisur hakmarrjen pasi sulmet vijnë vetëm pak orë pasi ai akuzoi forcat ukrainase se shkaktuan shpërthimin e urës në Krime.
Në rrjetet sociale po qarkullon dhe një video tragjike, ku shfaqet një vajzë që ishte duke përcjellë një video-mesazh nga Kiev në momentin kur raketat goditën qytetin. Vajza shihet e tmerruar dhe më pas shkëputet nga video.
Video e plotë:
A girl was recording a video message in #Kyiv and was hit by an explosive wave. pic.twitter.com/LJIX5iDmWK
— NEXTA (@nexta_tv) October 10, 2022