image Një ushtarak i lartë në delegacionin amerikan, çfarë tha ai në Presidencë

Politikë

Një ushtarak i lartë në delegacionin amerikan, çfarë tha ai në Presidencë

news image

Sot, presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me një delegacion amerikan të udhëhequr nga ndihmësekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.

Pjesë e delagacionit amerikan që erdhi sot në Kosovës është edhe gjenerallejtënant Michael L. Howard, zëvendëskomandant i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara.

Osmani veçoi pjesëmarrjen e zv.komandantit dhe tha se nga ai mori konfirmimin se ShBA-ja përkushtohet për sigurinë në Ballkan.

“E vlerësoj lartë prezencën në takim të gjenerallejtënant Michael Howard, zëvendëskomandant i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkurara, nga i cili kemi marrë konfirmimin se aleatët tanë amerikanë do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar për paqen dhe sigurinë në Ballkan dhe në mbarë kontinentin tonë”, tha Presidentja Osmani pas takimit me amerikanët.

Për sigurinë e Kosovës foli edhe Donfried, e cila tha se është e vetëdijshme për shqetësimin e kosovarëve mbi sigurinë, pas situatës së krijuar në Ukrainë. Ajo premton përkushtim të ShBA-së në sigurinë në rajon.

“Dëshirojë t’ju sigurojë që përkushtimi i ShBA-së dhe i aleatëve tanë vazhdojë të mbetet i fuqishëm”, tha Donfried.

Presidentja Osmani tha se në takim u diskutua urgjenca e dialogut me Serbinë.

Natyrisht që ne sot gjithashtu diskutuam për urgjencën dhe nevojën për progres në procesin e dialogut, gjithnjë të përqëndruar në njohjen reciproke”, tha Osmani.

Presidentja shtoi se në takim ka thënë se Kosova është e përkushtuar në këtë proces.

“E ritheksova se Kosova është dhe vazhdon të jetë palë në dialog dhe se mbesim të përkushtuar ndaj këtij procesi i cili e ka në qendër njohjen reciproke dhe nga i cili do të përfitojnë përfundmisht qytetarët”, tha ajo

/GazetaSinjali/