image Një turmë izraelitësh nxjerrin nga vetura dhe e rrahin arabin, derisa mbeti i palëvizur në tokë

Botë

Një turmë izraelitësh nxjerrin nga vetura dhe e rrahin arabin, derisa mbeti i palëvizur në tokë

news image

Një video e një turme izraelitësh hebrenj ekstremistë duke rrahur një burrë që supozohet të jetë një arab në një periferi të Tel Aviv të mërkurën në mbrëmje u transmetua drejtpërdrejt në TV Izraeli ndërsa ditëve të fundit ka shpërthyer një dhunë midis arabëve dhe hebrenjve.

Sipas mediave të huaja, incidenti në qytetin bregdetar Bat Yam, i kapur nga një kamera për Channel 11 të Izraelit, vjen në mes të përplasjeve vdekjeprurës me raketa midis Izraelit dhe Hamasit, grupit që kontrollon Gazën.

Pamjet tregojnë izraelitët hebrenj që rrethojnë burrin dhe e rrahin atë.

Më vonë ai shihet i shtrirë në tokë i veshur me një “kapelë” motorike duke u shkelmuar dhe goditur para se kamera të largohet.

“Ne jemi duke parë një ‘linçim’ [një fjalë e përdorur në hebraisht për t’iu referuar një sulmi të egër] në kohë reale”, thotë reporteri Daniel Elazar në hebraisht jashtë kamerës. “Këtu nuk ka polici”, transmeton Telegrafi.

Nuk mendoj se duhet ta tregojmë këtë”, ndërsa kamera tërhiqet.

Në incidentin për të cilin kanë shkruar edhe media të tjera thuhet se policia dhe shërbimet e urgjencës thuhet se mbërritën në vendngjarje vetëm 15 minuta më vonë, ndërsa viktima qëndroi i palëvizur në shpinë në mes të rrugës.

Ata që ishin në turmë e justifikuan sulmin duke thënë se burri ishte një arab që ishte përpjekur të “godiste“ nacionalistët e ekstremit të djathtë, por pamjet tregojnë një automobilist që përpiqet të shmangë ekstremistët hebrenj që po marshonin përgjatë shëtitores Bat Yam.

Viktima “është plagosur rëndë, por në gjendje të qëndrueshme”, tha spitali Ichilov i Tel Aviv në një deklaratë, pa zbuluar identitetin e tij. /Gazeta Sinjali/