Trupi i pajetë i një personi është gjetur në mëngjesin e sotëm në Durrës.
Viktima e gjinisë mashkullure dhe në gjendje të dekompozuar, është gjetur në det, gjashtë milje larg bregut të detit.
Paraprakisht dyshohet për vrasje, pasi trupi i pajetë është gjetur i mbështjellë me letër natriban.
Mendohet se fillimsht është ekzekutuar dhe më pas është hedhur në det për të zhdukur gjurmët.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të bërë të mundur dhe identifikimin e tij./Sinjali/