Një zjarr misterioz ka shpërthyer sot në një zonë industriale ruse, mes dyshimeve në rritje që Ukraina po synon infrastrukturën ruse.
Zjarri i fundit shpërtheu në lindje të Moskës, pas disa incidentesh të dyshuara sabotazhi të raportuara brenda Rusisë gjatë javëve të fundit, shkruan dailymail.
Pamjet u shfaqën nga një zjarr i madh në zonën industriale Dzerzhinsky në rajonin e Nizhny Novgorod, thellë brenda vendit.
Spekulimet se Ukraina është përgjegjëse për zjarret janë shtuar që nga fillimi i ‘aksidenteve’, megjithëse Kievi nuk ka marrë përgjegjësinë për dëmet.
Mbi një duzinë zjarresh në Rusi janë raportuar që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, me numrin e incidenteve në rritje gjatë javëve të fundit pasi Rusia humbet terren në Ukrainën Perëndimore.