image Një tjetër vrasje me sfond racor në SHBA, polici e vret 28-vjeçarin e paarmatosur

Botë

Një tjetër vrasje me sfond racor në SHBA, polici e vret 28-vjeçarin e paarmatosur

news image

Një tjetër rast me sfond racor është shënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Një video e publikuar së fundmi shfaq vrasjen e një afro-amerikani tjetër të paarmatosur pasi polici e ndalon në New Jersey për tejkalim shpejtësie.

Efektivi e lejon 28-vjeçarin Maurice Gordon që të qëndrojë i ulur në automjetin e tij në pritje të karrotrecit që do t’ia merrte veturën, e cila kishte pësuar defekt. Gordon tentoi të ulej në krahun e shoferit, por në atë moment, polici përdorë sprej dhe më pas e nxjerr nga automjeti dhe e qëllon 6 herë me armë.

Imazhet dramatike janë kapur nga videokamera e automjetit të policisë dhe janë shpërndarë nga prokurori i NEw Jerseyt që po e heton ngjarjen e 23 majit, vetëm dy ditë para vdekjes së George Floyd. Në 30 minutat e para të videos, ndalimi duket rutinë.

Polici Randall Wetzel ia merr të dhënat 28-vjeçarit dhe i ofron një maskë dhe shoqërim për te servisi i makinave. Por më pas Gordon e heq rripin e sigurisë dhe del nga mjeti. Wetzel i kërkon të qëndrojë brenda derisa ngrihen tonet e zërit dhe ngjarja përfundon në mënyrë tragjike. Polici është pezulluar dhe është në pritje të rezultatit të hetimit. /Gazeta Sinjali/