Rreth 100 fëmijë në SHBA po luftojnë me një inflamacion të rëndë të enëve të gjakut, që besohet se është e lidhur me koronavirusin.
Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo tha se tre fëmijë kanë humbur jetën deri tani nga sëmundja e ngjashme me sindromën Kawasaki.
“Kemi rreth 100 raste të një sëmundjeje inflamatore që duket se është e lidhur me virusin Covid-19. Është një sëmundje e enëve të gjakut që mund të prekë zemrën. Këtë çështje e kemi në Neë York e ndoshta dhe në shtete të tjera. Këta fëmijë nuk paraqesin simptomat e zakonshme të Covid, nuk janë simptoma respiratore”, deklaroi Cuomo.
Guvernatori nuk dha detaje të tjera, por sëmundja Kaëasaki konsiderohet e kurueshme dhe trajtohet me mjekime të zakonshme si aspirinë. Ndërkohë nga 100 fëmijët e diagnostikuar në SHBA, 52 jetojnë në New York.
Nga 62 raste të sëmundjes në SHBA, 25 fëmijë ishin pozitivë me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kishin antitrupa për Covid-19, që do të thotë se e kishin kaluar koronavirusin dhe spastruar nga trupi i tyre.
Studiuesit po përpiqen të konfirmojnë nëse sëmundja është sindroma Kaëasaki dhe të përcaktojnë lidhjen e saj me koronavirusin.
Cuomo tha se simptomat e saj të mundshme janë ethet, të përzierat, dhembjet e barkut, probleme me frymëmarrjen dhe njëfarë ndryshimi në ngjyrën e lëkurës./ Gazeta Sinjali/