Një tjetër tërmet me magnitudë 4.54 ballë ka goditur para pak minutash Shqipërinë. Raportohet se tërmeti ka rënë në orën 13:14 afër Gjirit të Lalzit.
Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë tronditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm. Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. Dëme të shumta materiale janë shënuar në disa godina në këto qytete.
Në Tiranë si në gjithë qytetet e tjera, mijëra njerëz dolën nëpër rrugë të terrorizuar nga lëkundjet dhe duke pritur me ankth lëkundje të tjera. Nisur edhe nga fakti që prej orës 02:47 minuta e deri në vazhdim, janë shënuar lëkundje të herëpashershme./Gazeta Sinjali/