image Një super projekt po vjen, Kida bashkon forcat me Butrintin e Ledrin

Bota e Yjeve

Një super projekt po vjen, Kida bashkon forcat me Butrintin e Ledrin

news image

Orhidea Latifi e njohur si Kida, është njëra ndër këngëtaret më me zë në estradën shqiptare, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo dhe rep-artisti Ledri Vula, së shpejti do të bashkojnë forcat për projektin e ri, i cili po pritet nga fansat e tyre me pa durim.

Mirëpo së fundmi është mësuar nga “Prive” se dyshes i është bashkuar edhe artisti më i pëlqyer i momentit, Butrint Imeri.

Thuhet se Butrint Imeri ka bashkuar forcat me Ledrin dhe Kidën për një këngë.

Madje flitet se Ledri Vula dhe Kida janë të ftuarit e Butrintit në këtë projekt.

Detajet e tjera nuk dihen ende, por e sigurt është që me këta të tre emra ky projekt do të jetë një hit i vërtetë.

/Gazeta Sinjali/