Orhidea Latifi e njohur si Kida, është njëra ndër këngëtaret më me zë në estradën shqiptare, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo dhe rep-artisti Ledri Vula, së shpejti do të bashkojnë forcat për projektin e ri, i cili po pritet nga fansat e tyre me pa durim.
Mirëpo së fundmi është mësuar nga “Prive” se dyshes i është bashkuar edhe artisti më i pëlqyer i momentit, Butrint Imeri.
Thuhet se Butrint Imeri ka bashkuar forcat me Ledrin dhe Kidën për një këngë.
Madje flitet se Ledri Vula dhe Kida janë të ftuarit e Butrintit në këtë projekt.
Detajet e tjera nuk dihen ende, por e sigurt është që me këta të tre emra ky projekt do të jetë një hit i vërtetë.