image Një skandal i ri trondit futbollin afrikan, 21 lojtarë të së njëjtës kombëtare kanë gënjyer për moshën e tyre

Futboll

Një skandal i ri trondit futbollin afrikan, 21 lojtarë të së njëjtës kombëtare kanë gënjyer për moshën e tyre

news image

Futbollisti legjendar i Kamerunit, tani edhe presidenti i Federatës së Futbollit të këtij vendi, Samuel Eto’o, ka nisur një “betejë” me problemin e përjetshëm të futbollit afrikan dhe 21 futbollistë nga Kameruni janë përjashtuar për mashtrim me moshën e tyre.

Një pjesë e madhe e Kombëtares U-17 të Kamerunit u skualifikua pas testeve të fundit për moshën. Kështu, 21 futbollistë nga 30 të përzgjedhur ka gënjyer në lidhje me moshën e tyre

Kjo u zbulua pasi të gjithë lojtarët iu nënshtruan një MRI për të kontrolluar moshën e tyre.

Vitin e kaluar, Federata e Futbollit të Kamerunit testoi 44 lojtarë nga tetë ekipe të ndryshme për mashtrim të moshës dhe identitetit, dhe tani Eto’o ka vazhduar të përballet me këtë problem.

Një përzgjedhje prej 30 futbollistësh po përgatitej për turneun e sivjetshëm të UNIFACC, ku garojnë lojtarë deri në moshën 17 vjeç, por në fund vetëm nëntë prej tyre do të kenë të drejtën e paraqitjes sepse identiteti dhe mosha e tyre janë të vërteta.

21 futbollistët e mbetur janë hequr nga skuadra dhe kamerunasit kanë marrë masa për të gjetur zëvendësuesit e tyre, tha federata.

Mashtrimi i moshës është një problem i kahershëm në futbollin afrikan, dhe në një kohë disa lojtarë të njohur në Evropë pranuan se luanin me një moshë të rreme.

Kujtojmë se në vitin 2019, Kombëtarja e Guinesë u skualifikua nga Kupa e Botës U-17 pasi dy lojtarë u shpallën fajtorë për mashtrim për moshën e tyre.

/GazetaSinjaliSport/