image Një shtetas i Maqedonisë së Veriut tenton të futet në Kosovë pa testin për COVID-19, nuk i bindet policisë

Kosovë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut tenton të futet në Kosovë pa testin për COVID-19, nuk i bindet policisë

news image

Policia ka njoftuar se një shtetas i Maqedonisë së Veriut, gjatë kontrollës në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, nuk ka poseduar testin për koronavirus. I njëjti nuk i ka zbatuar urdhërat e zyrtarëve policorë, njofton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 17:30.

Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut gjatë kontrollës nuk ka poseduar testin për kovid 19, i njëjti nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtareve policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Gazeta Sinjali/