image Kapet në metro me revole në brez, pranga për shqiptarin në Londër

Evropë

Kapet në metro me revole në brez, pranga për shqiptarin në Londër

news image

Një shqiptar me inicialet A.SH., i cili udhëtonte në metrotë e Londrës me pistoletë në brez është arrestuar, raporton portali investigues “Essexnewsandinvestigations”, transmeton Gazeta Sinjali.

Shqiptari 32-vjeçar banor në White City Estate, në zonën e Hammersmith, në lindje të Londrës, është përballur në gjykatë me akuzën e mbajtjes së një arme pa leje.

Arrestimi i tij u bë në metronë e Queensway në zonën Bayswater.

Ai është me origjinë nga Dibra dhe u përball me gjykatën  Southwark Crown Court nga ku iu komunikuan edhe akuzat.

Po ashtu, në të njëjtën gjykatë në muajt në vazhdim do të zhvillohet edhe procesi gjyqësor.

/Gazeta Sinjali/