Një shqiptar me inicialet A.SH., i cili udhëtonte në metrotë e Londrës me pistoletë në brez është arrestuar, raporton portali investigues “Essexnewsandinvestigations”, transmeton Gazeta Sinjali.
Shqiptari 32-vjeçar banor në White City Estate, në zonën e Hammersmith, në lindje të Londrës, është përballur në gjykatë me akuzën e mbajtjes së një arme pa leje.
Arrestimi i tij u bë në metronë e Queensway në zonën Bayswater.
Ai është me origjinë nga Dibra dhe u përball me gjykatën Southwark Crown Court nga ku iu komunikuan edhe akuzat.
Po ashtu, në të njëjtën gjykatë në muajt në vazhdim do të zhvillohet edhe procesi gjyqësor.