image Një shqiptar në Selanik kthen banesën e tij në “supermarket” droge

Kosovë

Policia/ Një shqiptar në Selanik kthen banesën e tij në “supermarket” droge

news image

Një 29-vjeçar akuzohet se ka kthyer një apartament në Selanik në një “supermarket” droge. Pas informacioneve të marra, policia ndërhyri në banesën e shqiptarit ku gjatë kontrolleve zbuluan rreth 10 kilogram kanabis të paketuar në qese të vogla gati për tu shpërndarë tek blerësit.

Sipas policisë greke, shqiptari i arrestuar dyshohet të ketë lidhje të forta me grupet kriminale të trafikut të drogës në shtetin grek.

Media greke bëjnë me dije se shqiptari drogën në banesën e tij e kishte fshehur poshtë tapetit si dhe në jastëkë.

Përveç kanabisit në banesën e shqiptarit u kapën edhe një sasi prej 1 mijë e 200 eurosh që mendohet të kenë ardhur nga aktiviteti i tij kriminal që ushtronte në zonë. /Gazeta Sinjali/