image Një qytetari i humb kuleta me para në taksi në Fushë-Kosovë, e merr vesh nga policia

Siguri

Një qytetari i humb kuleta me para në taksi në Fushë-Kosovë, e merr vesh nga policia

news image

Një qytetar i cili kishte udhëtuar me taksi në Fushë Kosovë e ka humbur kuletën me para e dokumente në taksi, shkruan Gazeta Sinjali.

Kuleta është dorëzuar mbrëmë rreth orës 23:30 në stacionin policor në Fushë-Kosovë, nga taksisti, i cili e kishte gjetur atë në veturën e tij.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë Gazetës Sinjali, se në atë kuletë gjendeshin dokumente dhe një shumë e konsiderueshme e parave.

Ajo tha se kuleta është gjetur ende pa e kuptuar qytetari që i ka humbur.

“Nga ana e policisë menjëherë është kontaktuar personi, i cili ende nuk ishte në dijeni se i mungonte portofoli. I njëjti është paraqitur në stacion ku janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme rreth pranim dorëzimit të parave dhe dokumenteve”, tha Ahmeti.

Në emër të policisë, Ahmeti falënderoi të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me policinë, veçanërisht qytetarin S.B (mashkull), i cili mbrëmë përveç veprimit të cilin e vlerësojmë shumë , ndau edhe kohën e tij për rastin./Gazeta Sinjali/