image Një qytetare pretendon se është lënduar nga gruaja e kryeministrit

Kosovë

Pretendim/ Një qytetare pretendon se është lënduar nga gruaja e kryeministrit

news image

Majlinda Haziraj po pretendon se gjatë një ndeje, gruaja e kryeministrit në detyrë, moderatorja Anita Muçaj Haradinaj, e ka shtyrë duke e hedhur mbi një tavolinë të mbushur me gota dhe shishe qelqi,  si pasojë Majlina Haziraj ka marrë lëndime.

Haziraj thotë se për shkak të takave ajo nuk ka mundur të qëndrojë në këmbë, andaj thotë se është mbështetur me leje te gruaja e kryeministrit, e cila, siç pretendon Haziraj më pas e ka shtyrë pas shpine duke e hedhur mbi tavolinë.

Këto detaje Haziraj i ka dhënë në një postim në Facebook, në të cilin ka reaguar edhe Anita Muçaj Haradinaj.

Haradinaj ka mohuar ta ketë hedhur Hazirajn mbi tavolinë ose ta ketë shtyrë, por thotë se ka mbajtur mend që ajo e ka pyetur për të pushuar afër saj dhe i kërkon falje që është rrëzu.

“E dashur Majlinda që unë as nuk po t’njoh!! Po jemi kënaq mbrëmë është e vërtetë, dhe po ashtu është e vërtetë që ke ardhë me pushu afër meje se me siguri t’paskan vra shtikllat, pastaj po edhe je ul lart ne kolltuk bile e ke thirrë edhe një shoqe me ardh me u ulë aty! E qysh je rrëzu e tek je rrëzu unë as nuk e di, as ty nuk po t’njoh! Nëse e paske pas hallin me tregu që je ma e mirë se une kjo është tjetër gjë pastaj! Megjithatë më vjen keq dhe të kërkoj falje që qenke rrëzu dhe qenke lëndu”, ka komentuar Anita në postimin e Majlina Hazirajt.

Për këtë rast, Haziraj ka thënë se nuk e ka lajmëruar policinë. /Gazeta Sinjali/