image Një qytetar ia merr panelet solare me mijëra euro vlerë një personi në Drenas dhe nuk ia kthen më

Siguri

Një qytetar ia merr panelet solare me mijëra euro vlerë një personi në Drenas dhe nuk ia kthen më

news image

Huaja që ia dha një personi i doli “dardhë me bisht” një qytetari në fshatin Arllat të Drenasit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë se një person ia kishte huazuar një personi tjetër disa panele solare, me rreth 4 mijë euro vlerë, por ky i fundit nuk ia kishte kthyer kurrë.

Panelet solare i dyshuari ia kishte marrë ankuesit që nga 15 dhjetori i vitit që sapo lamë pas.

Këto burime bëjnë të ditur se i dyshuari për këtë rast është arrestuar nga policia dhe ndaj tij është hapur rasti “shpërdorim i pasurisë së huaj”./Gazeta Sinjali/