image “Një prind i mirë kujdeset që ta punësojë djalin para martesës” – Reagon Totaj pas punësimit të djalit në Ekoregjion

Politikë

“Një prind i mirë kujdeset që ta punësojë djalin para martesës” – Reagon Totaj pas punësimit të djalit në Ekoregjion

news image

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka reaguar pasi që djali i tij, Adonis Totaj është punësuar në kompaninë publike Ekoregjioni në Prizren.

Totaj ka reaguar në postimin e asamblistit të VV-së nga Prizreni, Ilir Gashi, i cili kishe reaguar duke uruar kryetarin për punësimin e Adonisit.

Ai e ka falënderuar për urimin, ku ka shtuar se një person i vëmendshëm përcjell urimin me kohë.

“Një person i vëmendshëm përcjell urimin më kohë – më bën përshtypje kujdesi juaj i nderuar!”, ka komentuar Totaj.

/GazetaSinjali/