Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka reaguar pasi që djali i tij, Adonis Totaj është punësuar në kompaninë publike Ekoregjioni në Prizren.
Totaj ka reaguar në postimin e asamblistit të VV-së nga Prizreni, Ilir Gashi, i cili kishe reaguar duke uruar kryetarin për punësimin e Adonisit.
Ai e ka falënderuar për urimin, ku ka shtuar se një person i vëmendshëm përcjell urimin me kohë.
“Një person i vëmendshëm përcjell urimin më kohë – më bën përshtypje kujdesi juaj i nderuar!”, ka komentuar Totaj.