Sot është takuar kryeministri Albin Kurti me përfaqësuesit e Luginës.
Një portal në Preshevë ka krahasuar kryeministrin Kurti me presidentin serb, Vuçiq, duke e cilësuar situatën si “ngjasim i zbehtë”.
Portali “Presheva.com” ka shkruar se “le të kuptohet se po thiret takimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, mënyra se si Kurti i ka ftuar në takim përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Luginë.
“Më vie shumë keq se si kryeministri i cili është personaliteti më i votuar në Kosovën e pasluftës toleron gabime të këtilla. Dikush, me siguri ka dashur ta fus në kurth z. Kurti që ai t’i ngjasojë Aleksandar Vuçiqit me qasjen e tij ndaj listës „Srpska“”, shkruan portali.
Aty përmendet ish-kryediplomati shqiptar Gent Cakaj si “i vetmi që punoi në unifikim”
“I vetmi që punoi në unifikim ishte ish kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj. Ai, në vitin 2020, për tre ditë qëndroi në Preshevë dhe u largua vetëm atëherë kur u arrit unifikimi. Pas kësaj periudhe, gjithçka nga Prishtina dhe nga Tirana ishte vetëm për fotografi dhe asgjë më tepër”, shkruan “Presheva.com”.