image Pjesëtari i forcave të sigurisë në Beirut qëllon me armë drejt protestuesve

Botë

Pjesëtari i forcave të sigurisë në Beirut qëllon me armë drejt protestuesve

news image

Një pjesëtar i forcave të sigurisë në Beirut ka qëlluar me armë drejt protestuesve, transmeton Gazeta Sinjali.

Një aktivist, pas një pune intensive ka arritur ta verifikojë sulmuasin e veshur me rroba të thjeshta, i cili shkrepte armën drejtuar protestuesve.

Pas shpërthimit të fuqishëm të 4 gushtit, protesta të dhunshme janë mbajtur në rrugët e Bejrutit, pak kohë para se të mbahet një video-konferencë, që ka për qëllim mbledhjen e fondeve, për të ndihmuar Libanin.

Protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë libaneze edhe pranë ndërtesës së parlamentit. Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë ata.

Qytetarët e Libanit janë të zemëruar nga shpërthimi shkatërrues i së martës, për të cilin zyrtarët thonë se u shkaktua nga 2,750 tonë nitrat amoni, që ishte ruajtur në mënyrë të pasigurt që nga viti 2013. /Gazeta Sinjali

https://twitter.com/HassanChamoun/status/1292460963791343622?s=20