image Një pjesë e Prishtinë pa ujë sot

Sociale

Një pjesë e Prishtinë pa ujë sot

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme nuk do të ketë ujë në disa rrugë të lagjes “Kolovica”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas ujësjellësit, arsyeja e këtyre reduktimeve është realizimi i disa punimeve në ndërrimin e gypit të ujit në rrugën “Llapi” në Prishtinë, projekt ky i financuar nga KRU “Prishtina” dhe Komuna e Prishtinës.

“Andaj, njoftojmë konsumatorët e rrugës ‘Haxhi Zeka’ dhe rrugët përreth deri në lagjen Kolovica, se do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtinës./Gazeta Sinjali/