image Një pjesë e madhe e Fushë Kosovës dhe lagja Kalabria, përballen me reduktime të ujit

Sociale

Një pjesë e madhe e Fushë Kosovës dhe lagja Kalabria, përballen me reduktime të ujit

news image

Një pjesë e madhe e Fushë Kosovës dhe lagja “Kalabria”, në Prishtinë, do të përballen me reduktime të ujit të pijshëm, për shkak të një dëmtimi që ka ndodhur në fshatin Milloshevë, njofton Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përcjell Gazeta Sinjali.

“Të nderuar konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit,, Prishtina,, sh.a., ju njoftojmë se sot për shkak të dëmtimit të kabllos furnizuese në stacionin e pompave në fshatin Milloshevë nga kontraktorë privat, Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj tash për tash është jashtë funksionit.

Ekipet e KRU”Prishtina” bashkë me inspekcionin e komunës së Obiliqit janë në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e këtij dëmtimi nga palë të treta, jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të ujit të pijshëm për pjesën më të madhe të Fushë Kosovës dhe lagjes ” Kalabria ” në Prishtinë. Reduktimet do zgjasin deri në sanimin e gjendjes.

Faleminderit për mirëkuptim!” është thënë në njoftimin e KRU-së.

/GazetaSinjali/