Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU ‘Prishtina’, ka njoftuar sot se disa lagje të Fushë Kosovës do mbesin pa ujë, si pasojë e dëmtimit të linjës DN 200mm.
Sipas njoftimit, pa furnizim të ujit kanë mbetur fshati Bresje, Uglar, rruga “Nënë Tereza”, duke filluar nga Euromed ana e majtë deri te stacioni i trenit.
“Dëmtimi është në mes të rrugës dhe në thellësi të madhe. Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren intensivisht me sanimin e defektit. Furnizimi me ujë rikthehet pas sanimit, me ç’rast ekipet po punojnë me kapacitete të plota për punë që defekti të eliminohet sa më shpejt”, thuhet në njoftim.