KEDS-i ka njoftuar se për shkak të punimeve, një pjesë e Fushë Kosovës të martën do të mbes pa rrymë për 12 orë.
KEDS njofton se ka paraparë për nesër të bëhen punime intensive si pjesë e investimeve që po bën në Fushë Kosovë.
Në vazhdën e saj, është i detyruar të bëjë shkyçjen e daljes Apollonia, nesër, pra të martën nga ora 9:00 deri në ora 21:00.
“Në këtë dalje ka një numër të madh të konsumatorëve. Por, KEDS po e bën këtë për përfitime afatgjata të konsumatorëve dhe për shkak të specifikës së punimeve nuk ka ndonjë alternativë tjetër. Kompania i siguron konsumatorët që do të bëjë maksimumin që të kryhet sa më shpejt”, thuhet në njoftim.
KEDS është duke punuar në rrjetin e tensionit të mesëm në atë pjesë, duke përfshirë linjën 35 kilovot.
Kjo, pasi kjo pjesë e Fushë Kosovës është zona me rritjen më të madhe në nivel vendi. Si rrjedhojë, vazhdimisht janë paraqitur mbingarkesa të cilat kanë pasur për pasojë ndërprerjet e dhunshme të energjisë elektrike.
Detaje teknike:
Në TS 110/ 35/10kV Prishtina 1 do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Nr J21 -Apollonia (Kodi:10000013) prej orës 09:00-21:00.
Vendet: Agani, Emajliku, Universiteti AAB, Agron Gashi “Fabrika e Xhamit”, Shtypshkronja Dinor, Cima SHPK, NTP Tregtia Apollonia, Adriatik Azemi- Britani homes, Alban Osmani-Britani Homes, Grajqevcët, Tregtia Bedri Prishtina, Tregtia