Një vjedhje e rëndë është cilësuar të ketë ndodhur në Rahovec ku një personit i janë vjedhur 14 pushkë gjuetie.
Përveç pushkëve të gjuetisë në raport të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personit në fjalë i janë vjedhur edhe 28 pistoleta dhe rreth 800 euro para të gatshme.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin e tij dhe kanë vjedhur katërmbëdhjetë pushkë gjuetie, njëzetë e tetë pistoleta dhe rreth 800 euro para të gatshme. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/