Një i afërm i të prekurit me koronavirus nga fshati Dumnicë i Komunës së Podujevës është dërguar për në Qendrën Infektive në Prishtinë për dyshime me simptoma të koronavirusit.
Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtorit i QKMF-së në Podujevë, Fahri Llugaliu.
“Po sot është paraqitur një i afërm i tij, i cili kishte simptoma të virusit, është dërguar për Klinikën Infektive dhe po i presim rezultatet”, u shpreh Llugaliu.
Mbrëmë babai i të infektuarit është dërguar në Klinikën Infektive për t’i bërë analizat nëse është i prekur nga koronavirusi.
Në Kosovë deri tani janë shënuar 16 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/