image Një person sulmon policen dhe thyen xhamat e veturës së policisë në Lipjan

Siguri

Një person sulmon policen dhe thyen xhamat e veturës së policisë në Lipjan

news image

Përveç familjarëve që dyshohet se janë dhunuar fizikisht nga një person në fshatin Medevc i Lipjanit, viktimë e tij ka qenë edhe një zyrtare policore, shkruan Gazeta Sinjali.

Një i dyshuar në gjendje të dehur dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtare policore dhe ka thyer xhamat e veturë së policisë, që kishte shkuar atje për shkak se në shtëpinë e tij kishte pasur dhunë në familje.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se i dyshuari ka thyer dy xhama të veturës së policisë dhe gjatë arrestimit ka sulmuar fizikisht zyrtaren policore, e cila është dërguar për tretman mjekësor.

Për shkak se ka qenë nën ndikim të alkoolit, i dyshuar fillimisht është ndaluar në stacion policor, pastaj është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/