image Një person rrah të dashurën e tij në Graçanicë

Siguri

Një person rrah të dashurën e tij në Graçanicë

news image

Gazeta Sinjali pothuajse çdo ditë raporton për rastet e dhunës fizike e psiqike ndaj femrave që po ndodhin në vendin tonë, e që fatkeqësisht kjo dukuri nuk ka të ndalur.

Kësaj kategorie i shtohet edhe një rast, i cili ka ndodhur dje rreth orës 16:00, në fshatin Preoc të Graçanicës.

Gazeta Sinjali mëson se një femër është ankuar në polici se i dashuri i saj e ka sulmuar atë fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/